13 persona të pranuar në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës pas tymit nga zjarri në një banesë

Të premten, 13 persona u pranuan në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës për probleme me frymëmarrjen, si pasojë e tymit nga një zjarr që shpërtheu në një banesë në qytet.

Sipas njoftimit të spitalit, shtatë prej të pranuarve janë fëmijë dhe po trajtohen në Repartin e Pediatrisë, ndërsa gjashtë pacientë të tjerë marrin trajtim në Emergjencë.

Pas trajtimit të nevojshëm mjekësor, gjendja e të gjithë pacientëve është stabile, nën monitorim dhe jashtë rrezikut për jetën. Pritet që ata të lirohen.

Telegrafi

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *