‘24 Yjet’ pezullon operimin e të gjitha linjave urbane, kompania thotë se nuk janë paguar që nga maji

Kompania ‘24 Yjet’ njofton se ka pezulluar operimin e të gjitha linjave urbane, pasi, si thuhet në njoftim, nuk janë paguar që nga muaji maj dhe kjo ka vështirësuar ndjeshëm funksionimin e rregullt.

Në një postim në Facebook kompania shkruan se ka “mbuluar shpenzimet për aq sa kemi pasur mundësi”, por njofton se “nga nesër me datë 24.11.2025 jemi të detyruar të ndërpresim operimin” në disa linja.

Pezullimi prek linjat 10, 10A, 10B, 10C si dhe linjën nr. 20.

“Në kërkojmë mirëkuptimin e udhëtarëve të cilët udhëtojnë me kompaninë tonë, por përgjegjësia për këtë situatë nuk është e jona,” vijon njoftimi, i publikuar në faqen e kompanisë në Facebook.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *