36-vjeçari shqiptar vdes në aksident pune në Pozallo, Itali

Një 36-vjeçar shqiptar humbi jetën pas një aksidenti në vendin e punës në Pozallo të Italisë. Sipas mediave të huaja, ai u godit nga krahu mekanik i betonierës gjatë hedhjes së betonit në çatinë e një ndërtese, ndërsa kolegu i tij u plagos rëndë.

Hetimet për të zbardhur dinamikën e ngjarjes dhe kushtet e sigurisë po vazhdojnë nga autoritetet italiane.

Komuniteti vendas dhe ai shqiptar kanë nisur mbledhjen e fondeve për të ndihmuar familjen me procedurat dhe shpenzimet e ceremonisë mortore. Mësohet se i ndjeri, me mbiemër Deliu, ishte i martuar dhe baba i dy fëmijëve; familjarë të tij kanë udhëtuar nga Shqipëria për në Itali për të ndjekur procedurat.

Mediat raportojnë se familja po kujdeset edhe për trajtimin mjekësor të një prej vajzave të 36-vjeçarit, pasi dhimbja dhe gjendja e tyre konsiderohen të rënda. “Familja e punëtorit shqiptar ndodhet në Itali për të ofruar trajtim për njërën nga dy vajzat e tij”, njofton media italiane.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *