Ministri Murtezani: Raporti i Komisionit Evropian pasqyron arritjet dhe nevojën për reforma në Maqedoninë e Veriut

Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, theksoi se Raporti i ri vjetor i Komisionit Evropian për Maqedoninë e Veriut për vitin 2025 paraqet një pasqyrë të qartë të arritjeve të deritanishme dhe të fushave ku reformat duhet të përforcohen. Ai deklaroi se vendi mban një nivel të qëndrueshëm dhe të mirë të gatishmërisë në disa kapituj kyç, por dinamika e progresit duhet të jetë më energjike, veçanërisht në segmentin e sundimit të së drejtës. Murtezani theksoi se Qeveria është e vendosur të konkretizojë reformat, të përshpejtojë miratimin e ligjeve kyçe dhe të shndërrojë gatishmërinë në rezultate reale. Ai shtoi se Agjenda e reformave, raportet e skriningut dhe Plani i rritjes japin një arkitekturë të plotë për progres, ndërsa detyra e institucioneve është të sigurojnë ritëm dhe zbatim të qëndrueshëm.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *