Rriten çmimet e derivateve të naftës në Maqedoninë e Veriut

Komisioni Rregullator për Shërbimet e Menaxhimit të Energjisë, Ujit dhe Mbeturinave Komunale të Maqedonisë së Veriut ka miratuar një vendim për rritjen e çmimeve me pakicë të derivateve të naftës me një mesatare prej 0.23% krahasuar me vendimin e datës 11 nëntor 2025.

Çmimet me pakicë për benzinën EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 rriten me 1.00 denar për litër, ndërsa çmimi me pakicë për EURODIESEL (D-E V) rritet me 0.50 denar për litër. Çmimi për vajin ekstra të lehtë për përdorim shtëpiak (EL-1) mbetet i pandryshuar.

Ndërkohë, çmimi me pakicë për naftën M-1 NS ulet me 0.806 denar për kilogram, duke arritur në 35.621 denarë për kilogram.

Nga data 18 nëntor 2025, që nga ora 00:01, çmimet maksimale për derivatet e naftës do të jenë:
– Benzina EUROSUPER BS 95 – 75.50 denar për litër
– Benzina EUROSUPER BS 98 – 77.50 denar për litër
– Nafta EURODIESEL BS (D-E V) – 72.50 denar për litër
– Vaj ekstra i lehtë për karburant 1 (EL-1) – 69.50 denar për litër
– Mazut M-1 NS – 35.621 denar për kilogram.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *