Shqipëria hap grupkapitullin e fundit në negociatat me BE-në

Shqipëria ka hapur grupkapitullin e fundit në kuadër të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Zyrtarët e BE-së kanë vlerësuar pozitivisht progresin e deritanishëm të vendit, por kanë theksuar se sfida më e madhe mbetet mbyllja e kapitujve.

Komisionerja për Zgjerimin në BE, Marta Kos, përgëzoi autoritetet shqiptare për punën e bërë, duke nënvizuar se hapat e ardhshëm nuk do të jenë të thjeshtë. “Hapi tjetër është që Shqipëria të përmbushë pikat e mbetura. Kjo nuk është e lehtë dhe as e kollajshme, ashtu si për çdo vend tjetër, por ju keni shumë vende krah vetes dhe Shqipëria po ashtu punon me opozitën, me shoqërinë civile dhe me sektorin privat,” u shpreh ajo.

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij, e cilësoi hapjen e grupkapitullit si një moment krenarie dhe përgjegjësie për vendin. “Ne nuk përfaqësojmë këtu parti politike, por një komb të tërë që mbështet si askush tjetër BE-në dhe anëtarësimin në BE – më shumë se 90% e qytetarëve tanë. Jam i sigurt që ata shumë pak që janë në këtë përqindje të vogël që mbetet, thjesht nuk do të ketë qenë ditë e mirë,” tha ai.

Edhe Ministrja daneze e Punëve të Jashtme, Marie Bjerre, gjatë deklaratës së saj, theksoi se megjithëse kapitujt janë hapur, sfida më e rëndësishme do të jetë mbyllja e tyre. “Jeni shumë mirë, keni bërë punë, jeni frymëzues, por kujdes: keni shumë punë me mbylljen e kapitujve,” deklaroi ajo.

Grupkapitulli i fundit që u hap nga Shqipëria ishte ai për “Bujqësinë dhe Kohezionin.”

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *