Aktivizohet Shtabi Emergjent në Prishtinë për shkak të reshjeve të shiut

Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca në Prishtinë ka njoftuar se, për shkak të kushteve të pafavorshme atmosferike, reshjeve të dendura të shiut dhe situatës së vështirësuar në qarkullimin rrugor, është aktivizuar Shtabi Emergjent i Kryeqytetit.

Qëllimi i këtij aktivizimi është menaxhimi i situatës dhe garantimi i sigurisë publike.

Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve që të ndjekin me kujdes udhëzimet zyrtare dhe të shmangin lëvizjet e panevojshme.

Për çdo rast emergjent, qytetarët mund të kontaktojnë Qendrën Operative Emergjente të Kryeqytetit në numrat pa pagesë: 0800 122 33 dhe 0800 122 44.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *