Xhuli Nura ka komentuar së fundmi hyrjet e reja në Big Brother VIP Kosova, duke ndarë mendimet e saj në rrjetet sociale.
Në fokus ajo vuri Bia Khalifën, për të cilën u shpreh se nuk ka përmbajtje për të ofruar, përveç pranisë së saj në platformën OnlyFans. “Do të ketë shumë zhurmë, por nuk e di sa do të bëhet interesant”, shkroi ajo, duke bërë një analizë të dinamikave fillestare të spektaklit.
Xhuli u shpreh gjithashtu se Bia ka vështirësi në komunikim për shkak të gjuhës dhe shtoi: “Ajo është vetëm për shikueshmëri të meshkujve që të ndjekin Big Brotherin. Nuk ka çfarë të tregojë nga eksperienca. Si të duket e mirë dhe të shesë trupin e saj. Nuk mund të debatojë sepse nuk e ka gjuhën”.
Në komente më pozitive, ajo vlerësoi disa prej banorëve, duke e cilësuar Linda Rein si të preferuarën e saj: “Ka kaluar shumë sfida dhe ka çfarë të tregojë”. Gjithashtu, përmendi edhe disa djem, duke theksuar një prej tyre si “shumë të mirë”.
Në fund, Xhuli tha se ndër banorët e rinj i ka pëlqyer shumë edhe Dolce.