Dorëzohen dy persona të kërkuar nga policia, një tjetër ende në kërkim

Policia e Kosovës ka njoftuar se dy të dyshuar, të cilët ishin shpallur në kërkim, janë dorëzuar në polici. Ndërkohë, një tjetër i dyshuar vazhdon të jetë në kërkim.

Në kërkim mbetet Valtrim (Shefqet) Kelmendi, i lindur më 28 shkurt 2005 në Pejë. Ai kërkohet për veprat penale: ‘Mbajtja në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armëve’, ‘lëndim i lehtë trupor’ dhe ‘kanosje’.

Policia u bën thirrje qytetarëve që, nëse kanë ndonjë informacion mbi vendndodhjen e të dyshuarit, të kontaktojnë menjëherë Policinë e Kosovës ose stacionin më të afërt policor.

Numrat e kontaktit janë: 192 dhe 0800 19999 (falas); si dhe 039 432 327 – Drejtoria Rajonale në Pejë. Gjithashtu, mund të dërgojnë informacione në emailin: info@kosovopolice.com.

Ndërkohë, dy të dyshuar të tjerë, Ismet (Rexhep) Kelmendi, i lindur më 9 shtator 2005 në Pejë, dhe Premton (Megjid) Berisha, i lindur më 11 shtator 2005 në Pejë, janë dorëzuar në polici dhe nuk figurojnë më në listën e personave të kërkuar.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *