Komuna e Shtimes paralajmëron për rrezik vërshimesh pas reshjeve

Komuna e Shtimes ka njoftuar qytetarët se reshjet e fundit të shiut kanë krijuar kushte të pafavorshme atmosferike, të cilat mund të shkaktojnë ngritje të nivelit të ujërave dhe vërshime në disa zona të komunës.

Qytetarëve u kërkohet të jenë të kujdesshëm gjatë qarkullimit, veçanërisht pranë rrjedhave ujore, kanaleve dhe vendeve ku grumbullohet uji. Po ashtu, inkurajohet shmangia e lëvizjeve të panevojshme në zonat me rrezik të lartë.

Për çdo situatë emergjente, qytetarët mund të kontaktojnë në numrat: 193 (Zjarrfikësit), 192 (Policia), 112 (Emergjencat), si dhe +383 44 172 839 (Drejtoria për Shërbime Publike).

Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Njësia Emergjente e Komunës thonë se janë në gatishmëri të plotë për të ndërhyrë sipas nevojës.

Komuna apelon për kujdes të vazhdueshëm dhe falënderon qytetarët për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *