Aksident në autostradën ‘Ibrahim Rugova’, dyshohet për një të vdekur dhe një të lënduar

Një vetaksident trafiku ka ndodhur sot në autostradën ‘Ibrahim Rugova’, në kilometrin e 32-të, në drejtim të Prizrenit nga Suhareka, ku dyshohet se një person ka humbur jetën dhe një tjetër është lënduar.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi, konfirmoi për Telegrafin se aksidenti ka ndodhur rreth orës 11:40.

“Rreth orës 11:40, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në autostradën në drejtim Prizren–Suharekë, kilometri i 32-të. Në aksident është përfshirë një veturë dhe dyshohet se një person është pa shenja jete, ndërsa një tjetër ka pësuar lëndime”, tha Krasniqi.

Policia po heton rrethanat e aksidentit.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *