Aksident në Gllarevë të Klinës, përfshihet një veturë e Policisë – tre të lënduar

Policia e Kosovës ka njoftuar për një aksident trafiku që ka ndodhur sot rreth orës 11:00 në fshatin Gllarevë të Klinës, ku janë përfshirë një kamion dhe dy vetura, njëra prej të cilave i përkiste Policisë së Kosovës.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, ka konfirmuar për Telegrafin se si pasojë e aksidentit janë lënduar tre persona.

“Të lënduarit janë dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë për trajtim mjekësor,” ka thënë Rugova.

Policia e Kosovës ka bërë thirrje për kujdes të shtuar në trafik për shkak të kushteve atmosferike, veçanërisht reshjeve që mund të ndikojnë në sigurinë rrugore.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *