Kapet municion gjuetie në pikëkalimin kufitar të Jarinjës

Gjatë një kontrolli rutinë në pikëkalimin kufitar në Jarinjë, zyrtarët doganorë kanë zbuluar dy pako me municion gjuetie në çantën e një pasagjeri që po hynte në Republikën e Kosovës. Fillimisht, pasagjeri kishte mohuar se kishte ndonjë mall për të deklaruar.

Sipas njoftimit të Doganës së Kosovës, u gjetën fishekë gjuetie të kalibrave të ndryshëm. Meqenëse bëhet fjalë për mallra të ndaluara, rasti i është dorëzuar Policisë së Kosovës për procedura të mëtejshme ligjore.

Dogana ka rikujtuar se do të vazhdojë me kontrollet e rregullta në pikat kufitare për të garantuar sigurinë dhe zbatimin e ligjit.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *