Drejtoria e Shërbimeve Publike në Pejë njofton se gjendja e disa prej kanaleve kryesore në qytet paraqitet e qetë, pavarësisht paralajmërimeve për reshje të dendura gjatë ditës së sotme.
Sipas njoftimit, ekipet komunale janë të pranishme në terren dhe në gatishmëri për të menaxhuar çdo situatë të mundshme që mund të shkaktohet nga reshjet intensive.
Komuna u bën thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes dhe të mos hedhin mbeturina në kanale, me qëllim të parandalimit të bllokimeve dhe vërshimeve të mundshme.
“Pamjet nga disa prej kanaleve të hapura në qytetin e Pejës tregojnë situatë të qetë, por mbetet e rëndësishme bashkëpunimi i qytetarëve për të mbajtur kanalet të pastra”, thuhet në njoftim.