Kosova përballet me Zvicrën: Diferencë e madhe në vlerën e ekipeve

Kombëtarja e Kosovës ka një vlerë totale rreth dy herë më të vogël se ajo e Zvicrës, përpara ndeshjes që do të luhet sot (e martë) në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026.

Dardanët janë nikoqirë të Helvetikëve në ndeshjen e fundit të Grupit B, e cila do të zhvillohet në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë, me fillim nga ora 20:45.

Sipas të dhënave nga faqja e specializuar Transfermarkt, vlera e përgjithshme e ekipit të Kosovës është 131.38 milionë euro, ndërsa ajo e Zvicrës arrin në 240.40 milionë euro.

Te Zvicra, dy lojtarët më të vlerësuar janë Dan Ndoye dhe Gregor Kobel, me nga 40 milionë euro secili. Lojtarë tjerë me vlera të larta përfshijnë Manuel Akanji (22 milionë euro), Johan Manzambi (15 milionë euro), si dhe Granit Xhaka dhe Breel Embolo me nga 12 milionë euro secili.

Në anën tjetër, lojtari më i vlerësuar i Kosovës është Edon Zhegrova me 25 milionë euro. Pas tij vijnë Fisnik Asllani me 18 milionë euro, si dhe Amir Rrahmani, Albian Hajdari dhe Leon Avdullahu, secili me nga 12 milionë euro.

Në renditjen e FIFA-s, Kosova ndodhet në vendin e 84-të, ndërsa Zvicra në të 17-in. Aktualisht, Zvicra kryeson Grupin B me 13 pikë, ndërsa Kosova ka grumbulluar 10 pikë.

/Telegrafi/

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *