Kuvendi i Maqedonisë së Veriut, në seancën e 70-të të mbajtur pasditen e sotme, verifikoi mandatet e tre deputetëve të rinj: Aleksandra Nikollovska, Martin Stojanovski dhe Mito Andonov.
Martin Stojanovski zëvendëson Igor Nikollovskin, i cili kishte njoftuar më parë Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve se nuk e pranonte mandatin.
Ndërkohë, tre deputetët e rinj zëvendësojnë Beti Stamenkoska-Trajkoska, Jane Micevskin dhe Dejan Prodanoskin, të cilët janë zgjedhur kryetarë të komunave të Kisella Vodës, Sopishtës dhe Prilepit.