Kosova U21 përballet sot me Finlandën në kualifikimet për Euro 2025

Kombëtarja e Kosovës U21 do të luajë sot (e martë) në udhëtim ndaj Finlandës, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian U21.

Përzgjedhësi Afrim Tovërlani ka publikuar formacionin startues për sfidën që zhvillohet në stadiumin ‘Veritas’ në Finlandë.

Kosova ndodhet në Grupin A ku po lufton për pozitën e dytë, e cila siguron kualifikimin për në fazën ‘play-off’. Aktualisht, Finlanda mban vendin e dytë me 9 pikë, ndërsa Kosova ndodhet në vendin e tretë me 7 pikë. Një fitore eventuale do t’i sillte Kosovës kalimin në pozitën e dytë të grupit.

Formacioni zyrtar i Kosovës: Seji, Bujupi, Selmonaj, Ademi, Jashari, Muqaj, Parduzi, Zeqiri, Shala, Hasani, Sadriu.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *