Forcat policore zakonisht pajisen me automjete vendase, për sa kohë që vendi i tyre ka industri automobilistike. Në fund të vitit 2021, Franca nënshkroi një kontratë katërvjeçare me kompaninë Alpine për furnizimin e Zhardamerisë me 26 njësi të modelit Alpine A110 Pure, me fuqi prej 252 kuaj/fuqi.
Tashmë, skuadrat e ndërhyrjes së shpejtë (ERI) do të pajisen me tre njësi të tjera, modele më të fuqishme A110 GTS, me 300 kuaj/fuqi. Aktualisht, ERI ka në përdorim 22 njësi të modelit A110 Pure, prej të cilave katër janë shkatërruar gjatë operacioneve.
Për momentin, flota nuk do të rinovohet tërësisht, pasi janë porositur vetëm tre modele të reja A110 GTS. Megjithatë, kjo blerje vjen në kohën e duhur, pasi automjetet ekzistuese pritet të kalojnë në kontrolle teknike dhe modifikime.
Automjetet aktualisht në shërbim do t’i nënshtrohen ndërhyrjeve për riparimin e sistemit të shkarkimit, i cili dyshohet se ka shkaktuar një incident me zjarr në një prej njësive.
Modeli A110 konsiderohet si një nga makinat sportive më të suksesshme të dekadës së fundit. Sipas njoftimeve nga Alpine dhe Renault, prodhimi i versionit me motor benzine do të ndërpritet vitin e ardhshëm dhe do të zëvendësohet me një model elektrik.