Ish-kryetari i Komunës së Skënderajt, Bekim Jashari, ka paralajmëruar qytetarët dhe bizneset për një rast mashtrimi që po kryhet në emrin e tij.
Përmes një njoftimi, Jashari bëri të ditur se një person me numër telefoni nga Bosnja (+387 62 127 440) po kontakton individë të ndryshëm, përfshirë biznese, hoxhallarë dhe humanistë, duke u prezantuar si Bekim Jashari. Ky person, sipas njoftimit, kërkon para me pretendimin se janë të nevojshme për shërimin e një të afërmi në një shtet tjetër.
“Sot jam njoftuar se një person, me numër telefoni të Bosnjës (+387 62 127 440), po kontakton biznese, qytetarë, hoxhallarë dhe humanistë, duke u prezantuar në emrin tim dhe duke kërkuar para, kinse për shërimin e një të afërmi në një shtet tjetër”, shkroi Jashari.
Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që të jenë të kujdesshëm dhe të mos bien pre e këtij mashtrimi. Po ashtu, ka kërkuar që çdo rast i dyshimtë të raportohet menjëherë në polici.
Jashari i ka bërë apel edhe organeve të rendit që të ndërmarrin masa urgjente për të ndalur dhe zbardhur këtë veprim kriminal.