Leonita Lekaj reagon pas pritjes së ftohtë për Granit Xhakën në Prishtinë

Leonita Lekaj, bashkëshortja e futbollistit Granit Xhaka, ka reaguar në rrjetet sociale pas pritjes jo të ngrohtë që kapiteni i Zvicrës mori gjatë ndeshjes mes Kosovës dhe Zvicrës.

Ndeshja u zhvillua të martën në mbrëmje në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë, nën reshje të vazhdueshme shiu. Takimi përfundoi me rezultat 1-1, duke i siguruar Kosovës pikën e nevojshme për ta mbyllur ciklin kualifikues në vendin e dytë dhe për të siguruar pjesëmarrjen në fazën ‘play-off’.

Megjithatë, atmosfera në stadium nuk ishte pozitive për të gjithë. Granit Xhaka, i cili ka prejardhje nga Kosova, u përball me reagime të përziera nga publiku. Kjo ka nxitur diskutime të shumta në rrjetet sociale.

Në mbështetje të tij ka dalë edhe Leonita Lekaj, e cila përmes një postimi në Instagram shprehu krenarinë ndaj bashkëshortit të saj.

“Përgjithmonë model frymëzimi për kombin tonë. Përgjithmonë krenare me ty”, shkroi ajo në postimin e publikuar në profilin e saj.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *