Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka paralajmëruar se në rast se Kuvendi nuk arrin të ratifikojë disa marrëveshje ndërkombëtare, vendi mund të humbasë pakthyeshëm mbi 200 milionë euro.
Përmes një postimi në Facebook, Murati theksoi se për ratifikimin e këtyre marrëveshjeve kërkohen 80 vota në Kuvend.
“Sot, nëse Kuvendi nuk i ratifikon marrëveshjet ndërkombëtare, atëherë mbi 200 milionë euro humbin pakthyeshëm: 88 milionë euro nga Plani i Rritjes i Bashkimit Evropian dhe mbi 120 milionë euro nga tri marrëveshjet me Bankën Botërore”, shkroi Murati.
Ratifikimi i marrëveshjeve ndërkombëtare kërkon shumicën e dy të tretave në Kuvendin e Kosovës.