Opozita i kthen shpinën Ramës në Kuvend, kryeministri reagon me ironi

Një moment tensioni u shënua sot në Kuvendin e Shqipërisë, kur deputetët e opozitës i kthyen shpinën kryeministrit Edi Rama gjatë fjalës së tij.

Gjatë diskutimit, Rama reagoi ndaj këtij veprimi duke thënë: “Dhe të ankoheni dhe të ktheni kurrizin nuk shkon, mor burrë. Më mirë shpina dhe fytyra juaj.”

Ai komentoi gjithashtu deklaratat e deputetit të opozitës, Flamur Noka, i cili kishte akuzuar kryetarin e Kuvendit për njëanshmëri dhe besnikëri të tepruar ndaj kreut të qeverisë. Rama iu përgjigj me ironi: “Por Nokën do ta quaja… Besnik Flamur Noka.”

Ngjarja pasqyron tensionet e vazhdueshme mes shumicës dhe opozitës në parlament, në një klimë debati të ashpër politik.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *