Barcelona rikthehet në Spotify Camp Nou për ndeshjet e Ligës së Kampionëve

Barcelona ka njoftuar zyrtarisht se ndeshja e saj kundër Eintracht Frankfurt në Ligën e Kampionëve, e planifikuar për datën 9 dhjetor në orën 21:00, do të zhvillohet në stadiumin e rinovuar Spotify Camp Nou. Kjo do të jetë ndeshja e parë evropiane që zhvillohet në këtë stadium pas tre vitesh.

Më herët, klubi katalanas kishte marrë leje për të luajtur në Camp Nou me ndeshjen ndaj Athletic Bilbaos në La Liga, ndërsa tani UEFA ka dhënë miratimin edhe për ndeshjet evropiane.

Në deklaratën zyrtare të klubit thuhet: “FC Barcelona njofton se ndeshja e gjashtë e fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve, kundër Eintracht Frankfurt, do të zhvillohet në Spotify Camp Nou. Ky vendim vjen pas marrjes së licencës për Fazën 1B, që lejon rritjen e kapacitetit duke përfshirë të gjithë zonën anësore të stadiumit, si dhe licencën ekzistuese për Fazën 1A, që mbulon Tribunën Kryesore dhe Portën Jugore.”

Miratimi përfundimtar nga UEFA është dhënë pasi janë përmbushur të gjitha kushtet e nevojshme për zhvillimin e ndeshjes në stadiumin e rinovuar.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *