Ministri i Punëve të Brendshme në detyrë, Xhelal Sveçla, ka deklaruar se institucionet e sigurisë në Kosovë do të vazhdojnë përpjekjet për të çrrënjosur çdo element terrorist të Serbisë në territorin e vendit.
Në një postim në Facebook, Sveçla njoftoi se mbrëmjen e kaluar, njësitë e Policisë së Kosovës gjatë patrullimit në një objekt të pabanuar në fshatin Donje Jarinje kanë gjetur uniforma ushtarake, xhaketa me emblema të ushtrisë serbe dhe një predhë antitank.
“Vazhdojmë me çmontimin e elementeve kriminale dhe terroriste të Serbisë, në funksion të sigurisë së qytetarëve tanë dhe mbrojtjes së Republikës sonë. Institucionet tona mbeten të përkushtuara ndaj ligjit, sigurisë dhe mbrojtjes së sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës së Kosovës. Çdo veprim që cenon sigurinë e qytetarëve tanë do të trajtohet me vendosmëri dhe profesionalizëm”, theksoi Sveçla.