Blerim Bexheti: Deputetët e BDI-së do të vazhdojnë veprimin në kuadër të Frontit Europian

Deputeti i BDI-së, Blerim Bexheti, deklaroi sot në një konferencë për media se deputetët e BDI-së do të vijojnë të funksionojnë si grup parlamentar brenda Frontit Europian.

I pyetur për largimin e Ziadin Selës dhe Aleancës për Shqiptarët nga koalicioni, Bexheti tha se vendimi i tyre për të vepruar në mënyrë të pavarur është i mirëpritur dhe se mbështesin nisjen e një bashkëpunimi të mundshëm edhe nga opozita.

“Sa e pashë kumtesën e tyre, do të vazhdojnë të jenë opozitë dhe ne do të vazhdojmë të bashkëpunojmë,” theksoi Bexheti.

Ai shtoi se bashkëpunimi do të vijojë edhe në nivel komunal, sipas asaj që ka deklaruar edhe zoti Sela, duke theksuar se këshilltarët në komuna do të ruajnë koordinimin.

Duke komentuar për çështjet socio-ekonomike, Bexheti u ndal edhe te niveli i pagave në Maqedoninë e Veriut. Ai theksoi se vendi ka pagën minimale më të ulët në rajon dhe shprehu mbështetjen për kërkesën e Lidhjes së Sindikatave për rritjen e saj në 500 euro.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *