Filipçe kërkon proces të hapur për tragjedinë e Koçanit

Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, deklaroi sot se gjyqi për tragjedinë e Koçanit përbën një provë për gjithë shoqërinë dhe duhet të zhvillohet në mënyrë të hapur dhe transparente.

“Kërkoj dhe pres që procesi të zhvillohet hapur, në mënyrë transparente, para të gjithë publikut”, u shpreh Filipçe në një konferencë për media.

Ai theksoi se prindërit e viktimave meritojnë të dinë të vërtetën dhe se drejtësia duhet të vihet në vend.

“Ua kemi borxh këtë prindërve, ua kemi borxh qytetarëve, ua kemi borxh shoqërisë. Ky është një provim i madh i pjekurisë së shoqërisë sonë”, shtoi ai.

Filipçe njoftoi gjithashtu se LSDM do të shfrytëzojë të gjitha mekanizmat demokratikë për të hetuar çdo detaj të kësaj tragjedie, duke përfshirë edhe kërkesën që grupi parlamentar i LSDM-së ka paraqitur në Kuvend për ngritjen e një Komisioni Hetimor.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *