Franco Mastantuono vlerëson Lamine Yamal si më të mirin mes tyre

Sulmuesi i Real Madridit, Franco Mastantuono, ka folur hapur për rivalin e tij të Barcelonës, Lamine Yamal, duke e cilësuar atë si lojtarin më të mirë ndër të dy.

Në një prononcim për mediat, 18-vjeçari argjentinas u shpreh se është ende në fazë përshtatjeje me jetën dhe futbollin në Spanjë, por beson se shumë shpejt do të rikthehet në formën më të mirë.

“Sot, Lamine. Ai po tregon një nivel të jashtëzakonshëm, por unë sapo kam ardhur në Real Madrid. Jam në një proces adaptimi që shpresoj të jetë i shpejtë, në mënyrë që të mund të përshtatem me ritmin në Evropë dhe në Real Madrid. Shpresoj të jetë një histori e gjatë për t’u treguar, me shumë ndeshje si ajo e fundit që luajtëm, e cila ishte e jashtëzakonshme”, tha Mastantuono.

Lamine Yamal vijon të konsiderohet si një nga talentet më të mëdhenj në moshën e tij, ndërsa Mastantuono ndodhet në fillim të karrierës evropiane pas paraqitjeve të mira me ekipin argjentinas River Plate.

Mastantuono pati një nisje premtuese në sezonin e ri, duke treguar potencial për të shpërthyer në La Liga dhe në garat ndërkombëtare. Megjithatë, një dëmtim në zonën pubike ka ndikuar negativisht në formën dhe progresin e tij në javët e fundit.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *