Revista prestigjioze The Athletic ka publikuar listën me 100 futbollistët më të mirë të të gjitha kohërave, duke nxitur debat dhe polemika për përzgjedhjen dhe renditjen e lojtarëve.
Në listë mungojnë futbollistët nga shtetet ballkanike, me përjashtim të mesfushorit kroat Luka Modric, i cili renditet në vendin e 36-të.
Në krye të listës është Lionel Messi, i ndjekur nga Diego Maradona në vendin e dytë, Pele në të tretin, Johan Cruyff në të katërtin dhe Cristiano Ronaldo në vendin e pestë.
Dhjetë futbollistët më të mirë, sipas The Athletic, janë:
1. Lionel Messi
2. Diego Maradona
3. Pele
4. Johan Cruyff
5. Cristiano Ronaldo
6. Alfredo Di Stefano
7. Franz Beckenbauer
8. Zinedine Zidane
9. Ferenc Puskas
10. Michel Platini
Pas Modric në renditje qëndrojnë disa emra të njohur të historisë së futbollit si Javier Zanetti, Kevin Keegan, Alan Shearer, Eric Cantona, Patrick Vieira, Raul, Gheorghe Hagi, Roberto Carlos, Gabriel Batistuta, Michael Laudrup, Alessandro Del Piero, Francesco Totti dhe Roberto Baggio.