Haradinaj kritikon mandatarin Konjufca për mungesën e emrave të kabinetit dhe programit qeverisës

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kritikuar mandatarin Glauk Konjufca për mënyrën si prezantoi planin e tij për qeverisje.

Sipas Haradinajt, Konjufca nuk paraqiti emrat e anëtarëve të kabinetit qeveritar, çka ai e cilësoi si mungesë transparence dhe respekti.

“Kritikën e parë për mandatarin e sotëm e kam se nuk na dha një listë me emrat e kabinetit qeveritar. Nuk është se kjo është e dëmshme apo sekret, por do të ishte një akt respekti”, u shpreh Haradinaj.

Ai gjithashtu vuri në dukje mungesën e një programi të qartë qeverisës. Sipas tij, Konjufca foli vetëm për objektiva që lidhen me vitin 2026, duke lënë të nënkuptohet se po synon një mandat njëvjeçar.

“Kandidati foli për disa qëllime, përmendi vitin 2026, por nuk përmendi vitet e tjera; thuajse po aplikon për një qeveri njëvjeçare,” tha Haradinaj.

Ai shtoi se Lëvizja Vetëvendosje nuk ka treguar rezultate në ndërtimin e autostradave gjatë qeverisjes së saj.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *