Glauk Konjufca, mandatar i dytë i propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje për postin e kryeministrit, nuk ka arritur të sigurojë votat e nevojshme në Kuvendin e Kosovës.
Në votimin që u zhvillua, 56 deputetë votuan pro, 53 ishin kundër dhe katër abstenuan.
Pasi nuk u arrit shumica e nevojshme për të mandatuar kryeministrin, vendi pritet të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare.