Shumë prindër sot përballen me sfidën e përditshme për të balancuar punën dhe jetën familjare. Megjithë përpjekjet, ndjenja se nuk kalojnë mjaftueshëm kohë cilësore me fëmijët mbetet e vazhdueshme.
Ritmi i shpejtë i jetës, përgjegjësitë dhe stresi mund të bëjnë që përkushtimi i prindërve të mos kuptohet plotësisht. Ndërkohë, dilemat për edukimin e fëmijëve janë gjithnjë në rritje: si të ndërtohet vetëbesimi, si të mësohet vlera e parasë, si të mbrohen fëmijët nga ndikimet negative dhe si të përgatiten për jetën përtej sistemit shkollor.
Për t’iu përgjigjur këtyre sfidave, është krijuar programi ELITE+ – një iniciativë bashkëkohore për zhvillimin personal të fëmijëve, ndërtuar mbi metoda praktike dhe qasje sociale. Programi synon të pajisë fëmijët me aftësi të domosdoshme për jetën, përmes trajnimëve të strukturuara dhe ambientit pozitiv.
Disa nga aftësitë që zhvillohen përmes ELITE+ janë:
– Vetëbesim i shëndetshëm,
– Vendimmarrje e pavarur dhe e mençur,
– Kuptimi i vlerës së parasë dhe menaxhimi i kohës,
– Aftësi praktike jetësore që nuk mbulohen nga shkolla,
– Ndërtimi i një rrethi pozitiv shoqëror.
Aktivitetet realizohen në formën e lojërave edukative, role-playing, diskutimeve të hapura dhe ushtrimeve praktike, duke krijuar një përvojë reale që fëmijët e përvetësojnë dhe e zbatojnë në jetën e përditshme.
Interesimi për programin është i madh dhe aktualisht kanë mbetur vetëm tre vende të lira në grupin e ri që nis trajnimin të hënën. Prindërit të cilët besojnë se fëmijës së tyre i nevojitet përkrahje në zhvillimin personal, këshillohen të veprojnë pa vonesë.
Për informacione apo regjistrim, mund të kontaktohet ekipi i programit në numrin: +383 49 893 693.
Programi shpreh mirënjohje për secilin prind dhe sakrificën e tyre të përditshme.