Komisioni për Financim dhe Buxhet vazhdon nesër shqyrtimin e amendamenteve për Buxhetin 2026

Komisioni i Kuvendit për Financim dhe Buxhet do të vazhdojë nesër në mesditë debatin për amendamentet mbi Propozim-Buxhetin për vitin 2026. Kjo u bë e ditur nga nënkryetarja e Komisionit, Jovanka Trençevska, në përfundim të ditës së dytë të debatit.

Gjatë seancës së sotme u shqyrtuan dhe u refuzuan 10 amendamente, të cilat synonin sigurimin e fondeve shtesë për disa institucione, përfshirë Ministrinë e Marrëdhënieve Ndërmjet Bashkësive, Ministrinë e Çështjeve Evropiane, Agjencinë për Realizimin e të Drejtave të Komuniteteve, Agjencinë për Inovacione si dhe për rritje pagash në polici.

Për propozim-buxhetin e vitit 2026 janë paraqitur gjithsej rreth 200 amendamente.

Sipas propozimit, rritja ekonomike për vitin 2026 parashikohet të jetë 3,8 për qind, inflacioni 2,5 për qind dhe deficiti buxhetor në nivelin 3,5 për qind të Produktit të Brendshëm Bruto.

Të ardhurat totale planifikohen të arrijnë në 374,7 miliardë denarë, ndërsa shpenzimet në 413,9 miliardë denarë. Investimet kapitale janë planifikuar në shumën prej 40,5 miliardë denarësh (afërsisht 650 milionë euro).

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *