Orges Shehi largohet nga posti i trajnerit të Ballkanit

Klubi i Futbollit Ballkani ka njoftuar zyrtarisht se Orges Shehi nuk do të jetë më trajner i skuadrës. Përmes një komunikate në rrjetet sociale, klubi bëri të ditur se vendimi për ndarjen me Shehin është marrë pas njoftimit të tij se planifikonte të largohej në muajin janar.

Megjithatë, drejtuesit e Ballkanit vendosën që ndarja të ndodhë menjëherë, duke theksuar nevojën për stabilitet të menjëhershëm brenda ekipit.

“Pas ndeshjes me Drenicën, trajneri Shehi ka informuar lojtarët dhe klubin se kishte planifikuar të largohej në muajin janar. Duke e vlerësuar situatën dhe nevojën për stabilitet brenda ekipit, kryesia e klubit ka marrë vendim që largimi i tij të ndodh tani”, thuhet në njoftimin zyrtar të FC Ballkanit.

Klubi ka falënderuar Shehin për kontributin e tij dhe i ka uruar suksese në vazhdim të karrierës.

Në pritje të një vendimi të ri për drejtimin e skuadrës së parë, detyrën e trajnerit të përkohshëm do ta marrë Edon Gashi, trajneri aktual i ekipit U21.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *