Një ndërprerje e energjisë elektrike preku pjesë të Parisit dhe rajonit përreth Hauts-de-Seine të enjten në mëngjes, duke lënë përkohësisht pa energji rreth 55 mijë shtëpi, raportojnë mediat franceze.
Përveç ndërprerjes së furnizimit me energji në shtëpi, u shënuan probleme edhe në semaforë dhe ndriçimin rrugor, si dhe pezullim të përkohshëm të disa linjave të metrosë dhe trenave periferikë.
Sipas operatorit të rrjetit Enedis, ndërprerja zgjati rreth pesë minuta, por një numër shtëpish mbetën ende pa energji pas ndërhyrjes së parë.
Shkak i incidentit është bërë një defekt teknik në nënstacionin e transmetuesit RTE në Issy-les-Moulineaux. RTE është përgjegjës për menaxhimin e transmetimit të energjisë me tension të lartë në Francë.
Operatori ka kërkuar falje për shqetësimin e shkaktuar nga ngjarja.