Dogana ndalon mallra të padeklaruara në pikën kufitare të Vërmicës

Gjatë kontrolleve rutinë në Pikëkalimin Kufitar në Vërmicë, Dogana e Kosovës ka ndaluar mallra të padeklaruara. Një automjet i selektuar për kontroll detajuar u kontrollua nga zyrtarët doganor.

Drejtuesi i mjetit kishte deklaruar se nuk posedonte mallra për deklarim, por gjatë kontrollit janë zbuluar dhe janë sekuestruar përkohësisht këpucë për meshkuj dhe femra, çanta dhe aksesorë të ndryshëm.

Sipas njoftimit të Doganës, mallrat janë ndaluar përkohësisht deri në përfundimin e procedurave të parapara ligjore. Ndaj personit përgjegjës është iniciuar procedurë për kundërvajtje doganore në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Dogana e Kosovës rikujton se çdo mall që hyn ose del nga territori i Republikës së Kosovës duhet të deklarohet; mosdeklarimi përbën shkelje ligjore dhe ndëshkohet sipas rregullave doganore.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *