Prokuroria Themelore në Pejë nis hetimet për vjedhjen e një kasaforte në Deçan

Prokuroria Themelore në Pejë po ndërmerr veprime hetimore në vendin e ngjarjes pas raportimeve për një vjedhje të rëndë në Deçan, ku është marrë një kasafortë me sasi të konsiderueshme parash dhe stoli.

Kështu ka deklaruar për Telegrafin zëdhënësi i Prokurorisë, Shkodran Nikçi.

Nikçi tha se hetimi tashmë është kaluar në fazën rajonale dhe janë dërguar ekipe në vendin e ngjarjes. “Prokuroria do ta autorizojë policinë për ndërmarrjen e veprimeve hetimore dhe për identifikimin e personit ose personave të dyshuar”, ka deklaruar ai.

Ai njoftoi gjithashtu se zëvendëskryeprokurorja ndodhet aktualisht në vendin e ngjarjes për të drejtuar hetimet në terren.

Në media është raportuar se shuma e vjedhur është afërsisht 150 mijë euro para të gatshme, si dhe stoli ari në vlerë rreth 6 mijë euro.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *