Limaj: Shpërndarja e Kuvendit, lajm i keq; Nisma do të garojë në zgjedhje

Fatmir Limaj, kryetar i Nismës Socialdemokrate, komentoi vendimin e presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës, pas dështimit të mandatari Glauk Konjufca për të formuar qeverinë.

Limaj e vlerësoi këtë si një lajm të keq për vendin. “Këto forca politike kanë treguar se nuk kanë kapacitet dhe pjekuri politike për të ndërmarrë marrëveshje për të përmbushur vullnetin e qytetarëve”, tha ai.

Sipas Limajt, shpërndarja e parlamentit reflekton paaftësi, papjekuri dhe mungesë njohurish mbi mënyrën se si ndërtohet shteti. Ai shprehu shpresën që qytetarët, në zgjedhjet e ardhshme, do të kërkojnë llogari nga përgjegjësit kryesorë për mosformimin e institucioneve.

Limaj theksoi rëndësinë e pjesëmarrjes dhe përgjegjësisë qytetare në procesin zgjedhor dhe njoftoi se Nisma do të marrë pjesë në zgjedhje, qoftë përmes një koalicioni me alternativë serioze, qoftë edhe vetë. “Aty ku është Nisma do të jetë kryeministri i ardhshëm i Kosovës. Data më e mirë është 21 dhjetor dhe presim që në këtë datë të shpallen zgjedhjet”, tha Limaj.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *