Mickoski: Qeveria e RMV-së është stabile, nuk planifikohet zgjerim me deputetë të rinj

Kryeministri i RMV-së, Hristijan Mickoski, deklaroi se qeveria është stabile dhe se nuk planifikohet të zgjerohet me deputetë të rinj.

Ai tha se koalicioni qeveritar ka një shumicë historikisht të qëndrueshme, dy të tretat, dhe për momentin nuk ka mendim për përfshirjen e krahut të Ziadin Selës nga Aleanca për Shqiptarët në qeveri.

Krahu i Ziadin Selës i Aleancës për Shqiptarët u largua nga koalicioni “Aleanca Kombëtare për Integrim”. Vendimi u mor në mbledhjen e kryesisë, dhe nga atje njoftuan se katër deputetë do të veprojnë si grup i pavarur në opozitë.

Burimi: Telegrafi.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *