Ish-mbrojtësi i Barcelonës dhe bashkëlojtar i Lionel Messit te Inter Miami, Jordi Alba, shprehu besimin se argjentinasi duhet të nderohet në Camp Nou.
«Ai dëshiron të nderohet, dhe shpresoj që kjo të ndodhë. Ai e meriton, do të jetë një festë e jashtëzakonshme. Të gjithë presim këtë moment. Ai është lojtari më i mirë në histori, dhe Camp Nou meriton të ndjejë përsëri energjinë e tij», ka thënë Alba.
Messi shënoi 672 gola në 778 paraqitje për Barcelonën, fitoi 10 tituj në La Liga, 4 Liga të Kampionëve dhe 7 Topa të Artë, duke treguar ndikimin e tij të jashtëzakonshëm te klubi katalanas.
Telegrafi