Samsung po punon për syzet e para në serinë Galaxy XR, të identifikuara me numrin e modelit SM-O200P, raporton Telegrafi.
Shkronja “O” në numrin e modelit tregon se nuk bëhet fjalë për kufje, pasi modelet e kufjeve Galaxy XR kishin shkronjën “I” në vend të “O”.
Syzet e para XR thuhet se do të ngjajnë me Ray‑Ban të Metës. Thashethemet e mëparshme sugjeronin që kompania të lançonte një palë pa ekran në 2026, dhe më pas një palë me ekran në 2027.
Raportohet se çifti i parë do të ketë lente Transitions, që errësohen automatikisht në dritën e diellit dhe bëhen transparente brenda ambienteve. Transitions është një markë e regjistruar e EssilorLuxottica, prodhues i Ray‑Ban; nuk dihet nëse Samsung do të përdorë saktësisht këto lente apo variante të tjera fotokromike.
Si syzet Ray‑Ban të Metës, edhe modelet e Samsung pritet të kenë kamerë, Wi‑Fi dhe Bluetooth, por raportet tregojnë se këto syze do të përfshijnë edhe lidhje celulare, e cila mungon te syzet e Metës.
Samsung ka regjistruar emrin Galaxy Glasses, ndaj ekziston mundësia që produkti të dalë me këtë emër. Pritet që Galaxy Glasses të lansohet në SHBA dhe në tregje të tjera, por data e saktë e lançimit dhe detajet zyrtare nuk janë zbuluar.
Raporton: Telegrafi.