Shkurta Haxhiu: Po shijoj qëndrimin në Big Brother VIP Kosova

Këngëtarja Shkurta Haxhiu ka ndarë përshtypjet e para pas hyrjes në Big Brother VIP Kosova. Gjatë një bisedë me Getoarin në kuzhinë, ajo tha se po e shijon eksperiencën dhe se atmosfera pozitive dhe energjia e banorëve e bëjnë të ndihet e lirë dhe vetvetja.

“Po qeshi shumë, e kam gjetur veten në këtë shtëpi, ndoshta jo me të gjithë, por me shumicën po”, u shpreh ajo.

Shkurta shtoi se dinamika e lojës dhe bashkëjetesa me njerëz të ndryshëm e kanë bërë që të kuptojë rëndësinë e harmonisë brenda shtëpisë, megjithatë është ende herët për të gjykuar marrëdhëniet e secilit.

Ajo po integrohet gradualisht dhe pritet të shihet si do të zhvillohet rrugëtimi i saj në ditët në vijim. Edhe pse kanë kaluar vetëm pak ditë nga nisja e programit, në BBVK vazhdojnë të shfaqen dinamika të ndryshme.

Foto dhe material video: YouTube. Burimi: Telegrafi.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *