Helmim i një fëmije katërvjeçar në Kumanovë; transferohet në Shkup

Sektori për Punë të Brendshme njofton se një fëmijë katërvjeçar nga Kumanova mori disa tableta dhe u dërgua për ndihmë mjekësore.

Sipas njoftimit, në orën 04:05 të mëngjesit fëmija u paraqit në Qendrën e Urgjencës së Spitalit të Përgjithshëm të Kumanovës.

Spitali i Përgjithshëm i Kumanovës thotë se, pas ndihmës së dhënë, fëmija u stabilizua dhe më pas u transportua në një klinikë në Shkup.

SPB Kumanovë njofton se po merren masa për sqarimin e rastit.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *