Banorja e Big Brother VIP Kosova 4, Benita Zena, ka rrëfyer për kujdesin e veçantë që i ka treguar e ëma që nga fëmijëria.
Ajo tha se nëna ka qenë gjithmonë e përkushtuar dhe e vëmendshme ndaj çdo nevoje të saj. “Nuk janë prindërit që nuk të rrinë gati; nëna ime në 3 të natës më thërret: ‘Benitë…’ Ajo më njeh si person, por do ta dijë ku jam dhe nëse kam nevojë për ndonjë gjë”, u shpreh ajo.
Benita shtoi se kujdesi i nënës nuk ishte vetëm fizik, por edhe në edukim dhe mbrojtje: “Rolin e nënës time do ta bëj edhe te fëmija im. Shumë është kujdesur për mua, si në shkollë fillore, ashtu edhe në shkollën e mesme. Çdo ditë ka qenë në shkollë, më ka ruajtur se mos po më ngacmon dikush.”
Ajo përshkroi lidhjen me të ëmën si të veçantë, duke theksuar se përkushtimi dhe kujdesi i saj kanë lënë gjurmë të thella dhe do të jenë shembull për fëmijët e saj në të ardhmen.
Foto: Instagram
/Telegrafi/