Getinjo: Gjyshi 85-vjeçar pëson sulm në kokë dhe mbetet gjysmë i paralizuar, reperi ndan postime prekëse

Reperi i njohur Getinjo njoftoi në rrjetet sociale se gjyshi i tij ka pësuar një sulm në kokë dhe është gjysmë i paralizuar.

Në një nga postimet, ai shkruan se gjyshi, me shumë vështirësi, arriti të shkruajë vetëm një fjalë në letër: “Ndihmë”. Reperi përfundon me fjalën “Zoti i ndihmoftë” dhe shton dy zemra të kuqe.

Në një postim tjetër, Getinjo shkruan për forcën dhe vullnetin e jetës që vëren te i ati i moshuar 85-vjeç: “Kur një plak 85-vjeç që i ka futur në dhe dy djemtë e vet, ende e do jetën, ende lyp ndihmë, ka qejf hala me jetu, të tregon sa e ëmbël është jeta.”

Ai shpreh keqardhje që shumë të rinj e shohin jetën si të rëndë dhe nuk dinë ta vlerësojnë. Me një mesazh motivues, Getinjo u drejtohet ndjekësve: “Kënaquni se shpejt vjen një moment kur nuk kthehesh më”.

(Telegrafi)

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *