Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se furnizimi i Turqisë me aeroplanët F-35 nuk pritet të ndodhë së shpejti dhe mund të mos ndodhë fare.
Ai tha se qëndrimi i Izraelit ndaj kësaj çështjeje është i ngjashëm me atë për Arabinë Saudite, por “shumë më i fortë”. Deklarata vjen ndërsa marrëdhëniet izraelito‑turke mbeten të tensionuara.
Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm në Stamboll ka nxjerrë urdhër‑arreste ndaj 37 zyrtarëve izraelitë, përfshirë Netanyahun, duke i akuzuar për “gjenocid” dhe “krime kundër njerëzimit” në Gaza. Urdhër‑arrestet janë dërguar te Interpol dhe te 124 vende që njohin juridiksionin universal për gjenocidin.
Ndërkohë, SHBA po shqyrton mundësinë e shitjes së aeroplanëve të fuqishëm për Ankaranë.
Burimi: Telegrafi.