Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan mbajti fjalim në Simpoziumin e Familjes dhe Kulturës-Artit në Ankara, duke vënë në dukje sfidat në rritje me të cilat përballet institucioni i familjes.
Duke folur për këto sfida, Erdogan tha: “Po marrim masa kundër imponimeve të neutralitetit gjinor dhe lëvizjeve LGBT, pa lejuar asnjë lëshim apo pakujdesi”.
Ai theksoi se Turqia po mbron familjen në një periudhë kur kapitalizmi global po hap fronte të reja, ndërsa imperializmi kulturor dhe rrethimi digjital po intensifikohen në mbarë botën.
Presidenti paralajmëroi gjithashtu për një krizë demografike, duke deklaruar se “aktualisht po përballemi me një katastrofë”, ndërsa të dhënat zyrtare tregojnë se niveli i përgjithshëm i fertilitetit ka rënë në 1.48 vitin e kaluar.
Erdogan shtoi se kjo rënie tingëllon “si kambanë alarmi për të ardhmen tonë” dhe se “askush që kujdeset për fatin e këtij vendi nuk mund të jetë indiferent”.
Burim: Anadolu Agency (AA) – https://www.aa.com.tr/sq/turqia/erdogan-po-p%C3%ABrballemi-me-katastrof%C3%AB-shkalla-e-lindshm%C3%ABris%C3%AB-bie-n%C3%AB-1-48/3749231