Samit për Planin e Rritjes së BE në Pallatin e Brigadave

Në Pallatin e Brigadave këtë të premte do të zhvillohet samiti për Planin e Rritjes së Bashkimit Evropian. Në takim do të marrin pjesë liderët e Ballkanit Perëndimor si dhe komisionerja për Zgjerimin e Bashkimit Evropian, Marta Kos.

Në fokus të diskutimeve do të jenë plani i rritjes, integrimi ekonomik dhe transformimi i rajonit drejt tregut të Bashkimit Evropian.

Samiti nis në ora 09:30. Për të mbajtur fjalën hapëse pritet kryeministri Edi Rama së bashku me komisioneren Kos, pas së cilës do të vijojnë punimet e samitit.

Pas takimeve do të zhvillohet edhe një konferencë e përbashkët për media e Ramës dhe Kos, raporton euronews.al. Mbrëmjen e së enjtes, Rama zhvilloi një darkë zyrtare me komisioneren.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *