KQZ mban mbledhjen e radhës për certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve lokale

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) do të mbajë sot mbledhjen e radhës, e cila nis në ora 15:00.

Në rend dite është certifikimi i rezultateve përfundimtare të Zgjedhjeve Lokale për Kuvendet Komunale, të mbajtura më 12 tetor 2025, si dhe shpallja e rezultateve përfundimtare për zgjedhjet lokale për Kryetar Komune, raundi i dytë, të mbajtur më 9 nëntor 2025.

Përveç këtyre çështjeve, në rend dite janë edhe pikat e mëposhtme:
– Këshillat e KQZ
– Këshilli për Operacione Zgjedhore
– Shqyrtimi dhe miratimi i Analizës së votave me asistencë për zgjedhjet lokale 2025
– Këshilli për Buxhet dhe Financa
– Shqyrtimi dhe miratimi i raportit nëntëmujor financiar 2025
– Shqyrtimi dhe miratimi i Raportit për shpenzimet e derivateve për periudhën janar–shtator 2025
– Të ndryshme

/Telegrafi/

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *