Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, priti homologun e tij, Albin Kurti, në Pallatin e Brigadave, në nisje të samitit Plani i Rritjes, rruga jonë drejt BE-së.
Dy kryeministrat shkëmbyen një shtrëngim duarsh para mediave, ndërsa gazetarët kërkonin një koment për marrëdhënien mes tyre.
‘Ju e keni ndryshe si ajo telenovela 100 vitrinat. A e do a se do, a të do a s’të do. O Zot… po të ketë përgjigje s’vazhdon telenovela’, u tha Rama gazetarëve.
Momentin mund ta shikoni nga minuta 08:27. /Telegrafi/