Një moment tensioni ka ndodhur në oborrin e Big Brother VIP Kosova mes Benitës dhe Elijonës, pasi Elijona deklaroi se Benita e kishte kapur emocionalisht duke i përmendur nënën e ndjerë.
Gjatë debatit, Benita dëgjohet të thotë: “S’e ka nënën këtu, s’ka argumente.” Më pas ajo reagoi duke mohuar se kishte thënë një shprehje të tillë.
Dialogu i shkurtër mes tyre ishte si vijon:
Elijona: “Jo por kjo po me kapet mua në nënë, më thotë ‘ku e ke mamin’.”
Benita: “Kush tha ku e ke mamin?”
Elijona: “Çka the?”
Benita: “Ku e ke mamin?!” — duke pretenduar se nuk e kishte përmendur.
Elijona: “Pse e përmende? Pse e përzien fjalën ‘mami’?”
Benita: “Qysh mami? Kush tha mamin? Nëse unë kam thënë mamin, dal direkt, kamerat janë prezente, oj viktimë.”
Elijona: “Viktimë e jotja, unë kurrë jo.”
Ky episod rriti tensionet mes banoreve dhe nxiti diskutime në rrjetet sociale, duke treguar se emocionet personale dhe provokimet mbeten pjesë e përditshmërisë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova. /Telegrafi/